Këtë mbrëmje janë duke u luajtur dy ndeshje të rëndësishme në çerekfinalen e “Champions League”, ku  Reali po përballet me Manchester Cityn dhe Arsenali me Bayern.

Në këto dy ndeshje të rëndësishme, Tring ka arritur të “zbut zemrën” e Agait, duke u mundësuar fermerëve që të shohin njërën nga ndeshjet.

Fermerë, për shkak të angazhimit që keni pasur deri sot në punët e fermës kam vendosur tu shpërblej për sot. Do ju ftoj të mblidheni të gjithë rreth zjarrit për të ndjekur në “Tring Sport 1” çerekfinalen e “Champions League”, Real Madrid-Manchester City. Tring më bindi të zbusë zemrën dhe të lejoj edhe dy fermerët e dënuar të shikojnë ndeshjen”, thuhej në zarfin e Agait që u lexua nga Flori.

Por kundër kësaj ka dalë Albano, i cili tha se ka kërkuar të shikojë ndeshjen tjetër Arsenal-Bayern.

O gjigand Arsenal-Bayern kemi gjithë ditën që po të themi, çe duam Manchester o perandor”, tha Albano./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *