Subscribe

Sipërfaqet e mbjella me vreshta në Shqipëri janë rritur vit pas viti, veçanërisht gjatë 10-vjeçarit të fundit.

 

Por pavarësisht këtij fakti, në vendin tonë mbizotëron vera e importit.

 

Në një vit, Shqipëria konsumon afërsisht 6 milionë litra verë dhe në 2021 prodhimi vendas mbuloi konsumin me vetëm 212 ton , ndërsa pjesa tjetër u dominua nga vera e importit.

 

Por pse gjendemi në këtë situatë?

 

 

ENIO CIVICI

ZV/MINISTER I BUJQESISE

“Importi është në nivele shumë të mëdha sesa prodhimi sepse lidhet qoftë me sjelljen e tregut apo sepse konsumatori shqiptar është ende i dyjëzuar mes prodhimit vendas dhe atij të huaj duke qenë se ne gjendemi në kufi me një nga vendet që është ndër prodhueset më të mira siç është Italia apo jemi edhe shumë pranë vendeve të tjera të fashme për prodhimin e verës si Spanja apo Franca, kjo e lehtëson ardhjen e këtyre produkteve në tregun shqiptar dhe konsumatori shqiptar e ka më lehtësisht të mundur të gjejë një ndër produktet më cilësore në botë. Pra, nga njëra anë nuk shquhemi për një kulturë të konsumit të verës shumë të madhe, por nga ana tjetër kemi edhe një konkurrencë të shëndetshme shumë të madhe me verërat më cilësore.”

 

Teksa tregu shqiptar është ‘i mbytur” nga vera që vjen kryesisht nga Italia, Franca, Spanja, Maqedonia e Veriut, Greqia apo Serbia, prodhuesit tanë konkurrojnë në tregun ndërkombëtar me një sasi shumë të vogël.

 

 

ENIO CIVICI

ZV/MINISTER I BUJQESISE

“Prej disa vitesh në eksportojmë verë. Ende mbetemi në nivelin 10% apo më pak të totalit të verës së prodhuar në vend që shkon për eksport sepse jemi ende në fazën ku kryesisht produktet më cilësore dalin në tregun ndërkombëtar. Diferenca mes produktit cilësor dhe verës së mirë është ende e dukshme dhe për këtë arsye produkti i parë shkon në tregun e huaj, çka tregon se ka ende potencial për të dalë në tregun ndërkombëtar, për ta promovuar produktin tonë.”

 

Për të zgjeruar tregun e verës shqiptare qoftë brenda vendit apo edhe jashtë tij, si fillim duhet rritur cilësia e produktit dhe për të arritur deri këtu, Ministria e Bujqësisë po punon për të hartuar për herë të parë një ligj për vreshtarinë dhe verën.

 

 

ENIO CIVICI

ZV/MINISTER I BUJQESISE

“Është në përfundim Kadastra e Vreshtave, nëse mund ta quajmë kështu që të kemi një informacion të plotë dhe të saktë për vendondodhjen e vreshtave, të kultivarëve, të sipërfaqeve të sakta të këtyre vreshtave. Do të ketë përcaktime për të rritur sigurinë dhe cilësinë, për të mundësuar konkurrencën e drejtë dhe për të luftuar informalitetin. Ata që do duan të përfshihen në këtë sektor, të kenë mundësi të marrin informacionet e duhura dhe të përshtaten siç duhet me tregun. Duam të kemi një brand, ikona të verës shqiptare që konkurrojnë në tregun vendas me ato të importit, por edhe jashtë.”

 

Aktualisht në Shqipëri operojnë mbi 35 kantina vere, të cilat janë të certifikuara dhe licencuara. Ajo që po pohohet prej tyre është që turistët janë ata që konsumojnë më shumë nga kantinat shqiptare për shkak të kureshtjes, ndërsa shqiptarët janë të drejtuar tek importi, kryesisht verërat italiane.

 

 

TREGU “MBYTET” NGA VERERAT E HUAJA

 

KANTINAT SHQIPTARE NUK SHESIN DOT PRODHIMIN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *