Një 40 vjecar është aksidentuar nga një mjet tip Tral në qytetin e Elbasanit.
Aksidenti ndodhi në lagjen “Shënkoll”.
Makina me drejtues shtetasin I.T., 66 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor rreth 40 vjeç.
Ky i fundit u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.





