Një vajzë e mitur, 12 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, mbrëmjen e kësaj të diele.Vajza e cila ka humbur jetën është Krisanthi Ndrico. Ajo ishte brenda banesës në momentin kur ka rënë zjari. Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohja. I plagosur ka mbetur edhe babai i viktimes Irakli Ndrico 49 vjec.Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Tragjedia në Gjirokastër/ Vdes vajza 12-vjeçe që u dogj në banesë
![](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/11/Screenshot_20211128-220634_WhatsApp-752x440.jpg)