Katër alpinistë, të cilët ishin zhdukur prej mëngjesit të djeshëm në malet Vardousia në Greqi janë gjetur të vdekur.
Bëhet fjalë për tre burra dhe një grua, të cilët u gjetën të mbuluar nga një ortek dëbore.
Ekipet e zjarrfikësve lokalizuan katër trupat, pjesërisht të mbuluar nga dëbora, në një zonë të thepisur, raporton protothema.gr.
Alpinistët ishin nisur mëngjesin e së enjtes nga fshati Athanasios Diakos me qëllim ndjekjen e një rruge alpine në një zonë të vështirë të rajonit. Që prej asaj kohe nuk kishin dhënë asnjë shenjë jete.
Më herët gjatë ditës së sotme makina e alpinistëve u gjet në zonën Athanasios Diakos.
Në operacion morën pjesë 30 zjarrfikës, ndërsa që nga mëngjesi një dron kontrollonte nga ajri zonat e vështira të rajonit./vizionplus.tv





