Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Teksa ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, Topi tha se tradhtari më i madh i demokratëve është vetë Berisha.

 

“Njerëzit e thjeshtë janë shumë idealistë. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që janë të rrethuar. Në radhë të parë, tradhtia e parë është bërë nga lidershipi politik. Tradhtinë më të madhe, demokratët e kanë pasur nga Sali Berisha. Të gjithë lidhjet e Berishës me Bashën dhe njerëzit e tjerë janë çështje që i takojnë Berishës për të mbajtur nën kontroll PD-së.”

 

Sa i përket shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga DASH, Bamir Topi e cilësoi një apel të fortë drejtuar politikës shqiptare, që të rikthehet në demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *