Në Fermën e Vipa-ve çdo ditë që kalon përforcon tensionet dhe faktorët mbizotërues të garës.
Marrja e drejtimit të punëve nga kryefermer Adioni është shoqëruar me pëlqime, por edhe pakënaqësi, ndërsa ai dërgoi Ermionën dhe Mimozën te fakiri.
Në qendër të vëmendjes së kësaj mbrëmjeje është vendimi i publikut. Televotimi i hapur prej ditës së hënë për tre të nominuarit ka trazuar jo pak ujërat. Ermiona, Dj Bujaka apo Gresa, cili do të jetë fermeri më pak i votuar nga publiku për të ndërprerë përgjithmonë rrugëtimin e “Ferma Vip 3” sonte?
Pavarësisht lojës, konkurrentët nuk harrojnë qëllimin kryesor, organizimin e punëve e mbi të gjitha kujdesin ndaj kafshëve. Gongu i këtyre ditëve i ka gjetur në stalla dhe serë shumë prej tyre.
Sfidat dhe lojërat e organizuara nga agai e kanë bërë javën tejet dinamike. Gara e fortë dhe qëllimi për të arritur drejt finales tashmë është i qartë. Miqësitë që duket se shkonin përtej lojës janë krisur.
Por energjia pozitive gjatë këtyre ditëve nuk ka munguar. Fermerët shpesh janë parë duke kënduar e kërcyer. Ata kanë organizuar edhe lojëra për të sjellë një atmosferë ndryshe.
Ndërsa sot në mbrëmje gjatë spektaklit që nis live në orën 21 në ekranin e Vizion Plus dhe dy kanalet e dedikuara Ferma Vip 1 dhe 2, do të kemi të tjera surpriza, eliminime e sigurisht sfida.
/vizionplus.tv





