E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sherr mes pronarëve të lokaleve në Korçë, tre të lënduar, një prej tyre plagoset me thikë

Një plagosje me thikë është shënuar në Pazarin e Vjetër të Korçës ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti mes tyre Sipas informacioneve paraprake në sherr janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër

Konflikti ka nisur me debate verbale dhe më pas ka degraduar në përplasje fizike ku janë përdorur edhe karrige Në vijim situata është përshkallëzuar kur njëri prej të përfshirëve ka marrë një thikë dhe ka plagosur një nga personat e tjerë

Reklamë

Të tre të lënduarit janë dërguar në spitalin e Korçës ku njëri ka plagë nga thika ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime nga goditjet gjatë sherrit Gjendja e tyre shëndetësore nuk bëhet ende e ditur

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ndërsa pritet marrja në pyetje e personave të përfshirë dhe dëshmitarëve për të sqaruar shkaqet e konfliktit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë