Subscribe

Të rinjtë e pasionuar pas teknologjisë, por dhe profesionistë e sipërmarrës që kanë dashur gjithmonë të punojnë jashtë shtetit tashmë mund të punojnë nga shtëpia vetëm nëpërmjet një kompjuteri të lidhur me internet.

 

Ky është dhe synimi i “Tirana Digital Nomad Festival” që po mbahet në kryeqytet.

 

Nico Gramenz është zhvillues biznesi dhe ndërtues i rrjeteve dixhitale, në Gjermani. Ai e sheh Shqipërinë si një mundësi shumë të mirë për të  zhvilluar jo vetëm bashkëpunimin mes nomadëve të teknologjisë në të gjithë botën, por edhe për të rinjtë.

 

NICO GRAMENZ

“FACTORY BERLIN”

 

“Është hera e dytë që vij këtu, shoh shumë njerëz të rinj shumë energji shumë lëvizje. Njerëzit mund të punojnë në grupe të ndryshme në të njëjtë  kohë dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për vende të vogla si Shqipëria. Dhe me këtë mundësi mund të silli të gjithë botën ne vendin tuaj. Vërtet e besoj që vendosja e Shqipërisë do të jetë një atraksion shumë i mirë për të gjithë të rinjtë që duan të kenë mundësi të tilla.”

 

Ky festival mbahet për herë të parë në vendin tonë dhe ka si qëllim krijimin e urave të komunikimit ndërmjet nomadëve dixhital shqiptar me ndërkombëtarët.

 

Me një ftesë të hapur ndaj të gjithë të rinjve të pasionuar pas teknologjisë por dhe profesionistëve, digjital nomad festival do të zhvillohet përgjatë tri ditëve në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *