Subscribe

Prej muajit dhjetor, rruga që të çon drejt fshatit turistik të Thethit në Shkodër vazhdon të jetë e bllokuar.

 

Trashësia e borës, në këtë zonë shkon deri në disa metra, ndërsa më problematike situata paraqitet në segmentin Bogë-Qafë Thorë.

 

Pavarësisht tentativave nga autoritetet vendore, raporton Vizion Plus, rruga ende nuk është pastruar.

 

Nik Guri, njëri nga banorët e kësaj zone, tregon për Vizon Plus se për të shkuar në Shkodër ai duhet të bëjë rreth 6 orë rrugë më këmbë.

 

 

NIK GURI – BANOR I THETHIT

 

74 ditë ka që janë mjetet në rrugë edhe kanë bërë 3 mijë metra, nga 20 metra në ditë. Rruga e bllokuar është që në dhjetor. Shanse ka nëse mjetet rrinë këtu, por ata ikin. Sot janë larguar. Kanë marrë mjetet e janë larguar. I bllokuar 100%. Bizneset i kemi të hapura, por kur nuk ke rrugë. Në të gjitha institucionet shtetërore kemi kërkuar dhe përgjigja është kjo që po shihni vet. Rruga e bllokuar ala.

 

Në këtë zonë jetojnë rreth 300 banorë, ndërsa problem mbeten rastet e urgjencave shëndetësore pasi ambulanca e ka të pamundur ndërhyrjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *