Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 July 2026
Vizion fokus

Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll...

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump bisedë telefonike...

Cristiano Ronaldo: Ky është Botërori im i fundit

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh...

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja e çmimeve,...

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo dinjitet?

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në...

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas 9 orësh operacion, 7 familje të evakuuara

5 Korrik 22:11

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier.

Flakët shpërthyen rreth orës 11:00 dhe, pas një operacioni intensiv që zgjati mbi nëntë orë, u vunë plotësisht nën kontroll në orën 20:20.

Sipas të dhënave zyrtare, zjarri përshkoi rreth 100–110 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ndërsa shkaku i rënies së tij mbetet ende i panjohur.

Në operacion u angazhuan dy helikopterë dhe dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, 15 mjete zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione, katër autobote uji, 70 efektivë zjarrfikës, 35 ushtarakë, 40 punonjës të Policisë së Shtetit, pesë ekipe të urgjencës mjekësore, 15 punonjës të bashkisë, dy përfaqësues të Mbrojtjes Civile të Prefekturës si dhe rreth 30 banorë vullnetarë.

Falë ndërhyrjes së koordinuar nga ajri dhe toka, u shmangën dëmet në banesa, edhe pse flakët arritën deri në oborret e tyre, duke djegur vetëm bimësinë përreth, pa prekur strukturat e ndërtesave.

Për arsye sigurie, u evakuuan përkohësisht shtatë familje që banonin pranë zonës së rrezikuar. Nuk raportohen humbje jete apo persona të lënduar. Gjatë natës, zona do të mbahet nën monitorim nga dy mjete zjarrfikëse të MZSH Fier dhe dy patrulla të Policisë së Shtetit, për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave.

Operacioni u koordinua dhe u ndoq nga afër në terren nga Prefekti i Qarkut Fier, nënkryetari i Bashkisë Fier, drejtori i Qendrës së Mbrojtjes Civile për Rajonin e Jugut, si dhe me praninë e deputetëve të zonës.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
fier Peshtan Vizion Plus zjarr

Nga e njëjta kategori

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh kredi me zero përqind interes

më shumë...

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja e çmimeve, a po i kthehen qytetarit?

më shumë...

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”

më shumë...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 janë ende aktive, por nën kontroll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:41

Kujdesi për lëkurën, ja cilat janë tre...

10:37

Përfundon protesta, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

10:11

Fier/ Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet...

10:06

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump...

9:35

Cristiano Ronaldo: Ky është Botërori im i...

9:27

Temperaturat e larta, ja disa këshilla si...

8:53

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që...

8:31

Miliarda lekë shtesë në buxhet nga rritja...

8:06

Indeksim dhe bonuse për pensionistët, ndihmë apo...

8:05

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në...

7:53

Dita e 36-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:12

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 16...

6:47

IGJEO: Sot dhe nesër rreziku për zjarre...

6:34

“Funerali politik i Edi Ramës”, Berisha: Populli...

6:16

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen...

5:47

Tensionet gjatë protestës së djeshme, ministri Hoxha:...

5:27

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Tale...

4:49

Zjarri në Fier, dëmtohet baza materiale e...

4:38

Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun...

4:25

Netanyahu vizitë në Uashington, pritet takim me...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Fier, banorët në ndihm...
  • Vrau efektivin Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Viola...
  • SHBA/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 8 persona, mes tyre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.