E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protestat, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka! Asnjë shans që Shqipëria të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në bulevard, duke thënë se ato përbëhen nga dy shtresa të ndryshme pjesëmarrësish.

Sipas tij, një pjesë e protestuesve janë qytetarë të zakonshëm me shqetësime reale dhe probleme konkrete, ndërsa një tjetër grup i cilësoi si “korë e zezë” e përbërë nga individë që, sipas tij, nxisin tensione dhe dhunë.

Reklamë

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka asnjë shans të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet e BE.

“Jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: ‘ujin e rrjedhshëm’ të atyre që dolën sinqerisht dhe ‘korën e zezë’ të dështakë-zemërakëve që krijojnë situata konvulsive,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se në raste të tilla mund të shfaqen edhe elementë dhune, ndërsa përdori një shprehje metaforike duke thënë se “kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë