Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë,...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

Thaçi: Gjykata speciale, imponim ndërkombëtar ndaj Kosovës

10 Tetor 11:29

Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë ka ardhur si nevojë politike ndërkombëtare, por Kosova duhet parë atë si një avantazh për të pastruar njollosjen, ka vlerësuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë prezantimit të raportit për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale, të organizuar nga disa organizata joqeveritare në Prishtinë.

 

Presidenti Thaçi në këtë pikë ka parë anën pozitive të Gjykatës Speciale, por megjithatë, ai ka ngritur dyshime rreth drejtësisë që mund të vendosin Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihet si Gjykata Speciale.

 

“Si presidenti vendit, jam i përkushtuar për të vërtetën dhe pajtimin. Por, Gjykata Speciale do të jetë vetëm një pikë drejtësi, në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë. Shtrohet pyetja, a do ta nxjerrë të vërtetën dhe a do të sjellë pajtim ndëretnik kjo Gjykatë. Të dhënat tuaja flasin se shqiptarët sa më tepër dhe sa më saktë që po informohen, pakënaqësia e tyre po rritet. Ndërkaq, serbëve dhe Serbisë po u rritet entuziazmi”.

 

Presidenti Thaçi ka shtuar se themelimit të Gjykatës Speciale, i kishte paraprirë publikimi i raportit të senatorit zviceran Dick Marty, ku pretendohen se janë kryer krime të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

 

Për faktin se Gjykata Speciale merret vetëm me hetimin dhe gjykimin e rasteve të supozuara të krimeve të kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së ndaj popullatës civile serbe, sipas presidentit Thaçi, kjo gjykatë shihet me mosbesim nga shqiptarët.

 

Gjithashtu, siç ka thënë presidenti Thaçi, vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi më shumë si nevojë politike e aktorëve ndërkombëtarë, sesa për drejtësi të mirëfilltë. Sipas tij, Kosova ka pranuar themelimin e Gjykatës Speciale “në rrethana imponuese diplomatike ndërkombëtare, nga ana e partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, me arsyetimin se duhet t’i kënaqin edhe aktorët tjerë, në veçanti Rusinë dhe Beogradin, në mënyrë që kjo çështje të mos dërgohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

 

“Që ta ruaj partneritetin strategjik me Shtetet e bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, pranova që ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës, përkundër opinionit masiv politik dhe qytetar ndaj kësaj Gjykate. Nga bashkësia ndërkombëtare na u premtua se do të mund të aplikonim për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodhte liberalizimi i vizave shpejt, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do t’i themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës shpejt dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi gjykatën. Bashkësia ndërkombëtare, asnjë nga këto premtime nuk i realizoi. Përkundrazi, Kosovës iu vështirësuar rrugëtimi euroatlantik”, u shpreh presidenti Thaçi.

 

Nora Ahmetaj nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, ka theksuar se në Kosovë nuk ka pasur debat lidhur me faktet e mirëfillta se pse është themeluar Gjykata Speciale. Ajo është shprehur mjaft skeptike për efikasitetin e mundshëm të kësaj gjykate.

 

“Unë nuk kam pritje që Gjykata Speciale ndoshta ka me qenë më efikase se EULEX-i ose që nuk do të bëj kompromise politike në dëm të viktimave. Mirëpo, dua ta them emrin e viktimave, sepse kur viktima e sheh kriminelin ose keqbërësin prapa grilave, në burg ose që ndëshkohet, atëherë ai e gjen një lloj prehjeje”, tha Ahmetaj.

 

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benesh, e cila ka qenë e pranishme në debat, ka thënë se mandati i gjykatës është gjykimi i drejtë.

 

“Mandati ynë është gjithashtu që të informojmë në mënyrë objektive për atë se çfarë po ndodhë, si dhe të ofrojmë të gjitha informacionet për argumentet relevante dhe procedurat”, tha Benesh.

 

Sidoqoftë, bazuar në raportin e publikuar nga organizatat joqeveritare, i cili është i bazuar në hulumtim të opinionit, 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur të gatshëm të protestojnë në rast se Gjykata Speciale i akuzon ish-drejtuesit e UÇK-së.

 

Madje, 36 për qind e tyre, janë shprehur se do të ishin në gjendje të vepronin për ta parandaluar ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

 

Perceptimi publik për sigurinë e dëshmitarëve është i ulët. Rreth 82 për qind e serbëve dhe 49 për qind e shqiptarëve të anketuar, besojnë se nuk ka siguri për të dëshmuar në Gjykatën Speciale./ Europa e Lirë

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Gjykata speciale Hashim Thaçi

Nga e njëjta kategori

Aksident tragjik në Durrës, makina përplaset me bordurën, humbin jetën tre të rinj, dy të tjerë të plagosur

më shumë...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

më shumë...

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para autoriteteve, flasin turqit që e shoqëruan me makinë: E kishim shok

më shumë...

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia arreston dy turqit që shoqëronin autorin me makinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:54

Aksident tragjik në Durrës, makina përplaset me...

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

9:42

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi...

9:28

Alarm për lëndë plasëse në një furgon...

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

8:05

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për...

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Merr flakë autobusi me 52 turistë në Qafën e Kalasë në Berat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.