Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga Terminali Lindor i autobusëve në kryeqytet i cili tashmë është në funksion të plotë.

MIRËMËNGJES dhe me Terminalin Lindor të autobusëve në kryeqytet, tanimë në funksion të plotë si një tjetër shembull i kalimit të infrastrukturës së shërbimeve në një nivel krejt tjetër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruajnë ata.

Studentët dhe qytetarët, të cilët udhëtojnë nga lindja drejt Tiranës dhe anasjellas, nuk do të presin me orë të tëra për të marrë autobusin.

Terminali është konceptuar si një pikë lidhje ndërmjet transportit urban, ndërqytetas dhe atij ndërkombëtar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *