Fshati Vidohovë në rrethin e Devollit ishte nga më të dëmtuarit nga tërmeti në rajonin e Korçës. Bashkia e Bilishtit, ka bërë të ditur se afro 60 shtëpi rezultojnë të dëmtuara në Vidohovë, nga të cilat 2 krejtësisht të pa banueshme.

 

Kryetari i bashkisë Bilisht Bedjon Nallbati, ka dhënë një prononcim për gjendjen. Krahas masave të ndërmara nga bashkia, si bën apel që në këtë situatë politika të qëndrojë larg interesave të saj dhe t’u vihet me ndihma konkrete banorëve.

 

Ndertimi i mensës dhe furnizimi me ushqime për çdo vakt, ka qënë një iniciativë e kryetarit të Bashkisë Devoll, për t’i ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të prekura nga tërmeti në fshatin Vidohovë. Në këtë fshat janë ngritur edhe çadrat e po tregohet vëmendje për  familjet e goditura nga tërmeti.

 

Kryebashkiaku Nallbati thotë se duhet të shpallet gjendja e emergjencës ose të vihen në përdorim fonde të posaçme nga qeveria për ta përballuar sa më shpejt dhe në ndihmë të banorëve pasojat e tërmetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *