Subscribe

Termeti i rënë pasditen e kësaj të shtune raportohet se ka krijuar dëme të shumta në banesa, kryesisht ato të vjetra.

 

Sipas emergjencave civile mësohet se kanë pësuar çarje dy pallate në Elbasan dhe një shtëpi e vjetër në lagjen Kala.

 

Dëme të shumta banesash raportohen në disa shtëpi në Librazhd, konkretisht ne Orenjë, Polis dhe Lunik.

 

Në bashkinë e Cërrikut në fshatin Gjyralë një banesë ka pësuar çarje. Edhe në Peqin raportohen banesa të prishura.

 

Emergjencat civile janë duke evidentuar një për një të gjitha dëmet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *