Subscribe

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 9 vite burg, Emiljano Likën, skafisti që tentoi të transportonte në 8 janar drejt Italisë 50 emigrantët nga Lindja e Mesme, ndërsa, Qazim Ismailin, i cili strehonte sirianët është dënuar me 6 vite, por do të kryej vetëm 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

Sakaq, 5 ushtarakët e Forcave Detare, Bledar Bufaj, Roland Çanaj, Ardit Alikaj, Besmir Meçaj dhe Sefulla Bejas, të akuzuar për shpërdorim detyre, janë shpallur të pafajshëm. Pafajësinë mori edhe Fatos Dusha, pronari i hoteli në Tiranë ku dyshohej se strehoheshin klandestinët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *