Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Axios: SHBA-ja dhe Irani bien dakord të zgjasin armëpushimin me 60 ditë

28 Maj 17:03

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje mbi një memorandum mirëkuptimi për të zgjatur armëpushimin me 60 ditë dhe për të filluar negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, raporton Axios.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar për marrëveshjen e propozuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa negociatat mes dy vendeve duket se kanë hyrë në një fazë vendimtare mes tensioneve të forta në Lindjen e Mesme.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan të cituar nga gazetari i Axios, Barak Ravid, Trump u ka bërë të ditur ndërmjetësve se dëshiron edhe disa ditë kohë për të shqyrtuar detajet e marrëveshjes para se të marrë një vendim përfundimtar.

“Presidenti u përcolli ndërmjetësve se dëshiron disa ditë për të menduar për këtë para se të marrë një vendim përfundimtar”, tha zyrtari amerikan.

Zhvillimet vijnë në një moment tensioni të ri mes Uashingtonit dhe Teheranit. Situata u përshkallëzua pasi Irani reagoi ndaj sulmeve amerikane mbi një strukturë ushtarake pranë aeroportit Bandar Abbas, duke goditur një bazë ajrore amerikane, që sipas raportimeve ndodhet në Kuvajt.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kishin kryer “sulme mbrojtëse”, duke pretenduar se objektivi iranian përbënte kërcënim për trupat amerikane dhe për anijet tregtare që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë. Sipas Axios, memorandumit që po diskutohet i atribuohet një rëndësi e madhe diplomatike dhe nënshkrimi i tij do të përbënte zhvillimin më të rëndësishëm që nga nisja e konfliktit mes palëve. Megjithatë, burimet amerikane theksojnë se një marrëveshje përfundimtare për programin bërthamor iranian do të kërkonte negociata edhe më intensive dhe kompromise të reja nga të dyja palët.

Zyrtarët amerikanë pretendojnë se kushtet kryesore të marrëveshjes janë dakordësuar që prej së martës, por si Uashingtoni ashtu edhe Teherani duhet të marrin miratimin përfundimtar nga udhëheqjet politike përkatëse.

Sipas të njëjtave burime, pala iraniane ka bërë me dije se ka siguruar aprovimin e nevojshëm dhe është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen, megjithëse deri tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane.

Ndërkohë, negociatorët amerikanë kanë informuar Trump për të gjitha detajet e draftit final, ndërsa presidenti amerikan ka kërkuar kohë shtesë për të analizuar marrëveshjen dhe pasojat që ajo mund të ketë për politikën amerikane në Lindjen e Mesme.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Axios Iran SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.