Çuli: Në Shqipëri do kapin kallashin, të huajt po bëjnë eksperimente

Artisti Hervin Çuli ka bërë një deklaratë të fortë këtë të diel në edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, sa u përket situatës në të cilën ndodhet vendi.
Çuli tha se situata mund të eskalojë në luftë civile, ku nuk përjashtohet që njerëzit të kapin kallashnikovët.
Sipas tij, sot është e qartë se një dorë e huaj po eksperimenton në Shqipëri, duke theksuar se jemi në një moment shumë delikat.
Pjesë nga biseda:
Zili: Nga duhet të vijë zgjidhja?
Çuli: Unë thashë se Berisha është defaktorizuar për zgjidhje politike. Berisha këtë e bën që nesër pasnesër të ketë faktorizimin e tij. Nuk është se sot Perëndimi mbështet një njeri të tillë për t’i dhënë një zgjidhje paqësore. Me kë do të ulet në tavolinë nesër Edi Rama? Kjo nuk është vepër e PD-së, kjo që po ndodh. Tashmë vetëm naivi nuk e kupton që kjo është një histori përtej politikës sonë.
Zili: Kush qëndron?
Çuli: Ky është një vend për të bërë eksperimente, në një moment kur situata politike është delikate. Në vende si Shqipëria është kollaj të eksperimentosh, ne jemi shumë vulnerabël. Franca nuk rrezikohet, atje janë futur Baby Z. Baby G nuk merr pushtetin as në Shqipëri. Këtu po kërkohet gjak, po shkojmë drejt luftës civile. Si sot që shkuan në PS, do të shkojnë nesër në bizneset e mëdha, do të ketë edhe atje njerëz që do të mbrojnë, do të gjuajnë me kallashnikovë.
Pashë një rast tjetër te rruga Myslym Shyri, ku policët po tërhiqeshin me vrap. Në momentin kur një nga policët ishte i vrarë, nga pas i shkuan dhjetëra veta që e masakruan. Por nuk është ky problemi. Nëse shihje njerëzit nga pas, ata nuk ndërhynin dot, bënin vetëm gjeste me dorë. Kjo është gjendja ku jemi.
Mos fshihemi pas studentëve, e kanë përdorur këtë frazën «studentë», sikur studenti është gangster. Baby Gag nuk është student. Nëse ti nxjerr në rresht të parë 15-vjeçarët si sikario, ata janë fëmijë. Fëmijët edhe fryhen për gjestin, por edhe po u kapën, e kanë më kollaj për të dalë nga burgu. Me sikario, me banda, me guerrilas, me këta ekstremistët fundamentalistë, të kthejmë edhe njëherë Brigadat e Kuqe, Irani do të vijë këtu.




