Të hënën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, sipas parashikimeve meteorologjike.
Moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, hera-herës deri të dendura, kryesisht në relievet malore të veriut të vendit.
Reshje shiu me intensitet të ulët pritet të shfaqen nga orët e pasdites deri në mbrëmje, kryesisht në zonat malore të veriut.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet duke arritur deri në 18 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 3 deri në 5 ballë. Temperaturat do të luhaten nga 14 gradë celcius në Korçë, deri në 24 gradë në Tiranë.





