Teleskopi më i madh hapësinor i krijuar ndonjëherë u lëshua në hapësirë.

 

Objekti me peshë 6350 kg pas një udhëtimi 26 minutash u lëshua nga raketa dhe do t’i duhet një muaj për të arritur në destinacion, në orbitën diellore rreth një milion milje nga Toka.

 

Ky teleskop, i quajtur sipas njeriut që mbikëqyri NASA-n gjatë viteve 1960, James Webb është rreth njëqind herë më i ndjeshëm se Hubble dhe pritet të ndryshojë thellësisht kuptimin e universit dhe vendin e njeriut në të.

 

Projekti kap vlerën e 11 miliardë dollarëve, ndërsa shkencëtarët dhe inxhinierët filluan të punojnë për idenë e këtij teleskopi një vit para lëshimit të paraardhësit të tij, Hubble në vitin 1989.

 

Diametri i pasqyrës së tij, e cila përbëhet nga 18 pjesë gjashtëkëndore të veshura me ar, është 6.5 metra, ndërsa diametri i Hubble është 2 metra. Pasqyra e madhe është e palosur si origami për t’u futur në anijen kozmike. Strehimi i Webbit nga rrezet e diellit ka një sipërfaqe sa nje fushë tenisi. Ai është i pajisur me një sërë instrumentesh të sofistikuara, duke përfshirë një pajisje ftohëse që do të ulë temperaturën e detektorit të dritës infra të kuqe (MIRI) në vetëm 7 Kelvin, ose 7 gradë Celsius mbi zero absolute.

 

Fakti që do të jetë në një distancë kaq të madhe nga Toka do ta bëjë të pamundur dërgimin e një misioni në të që ndoshta do të rregullonte ndonjë mosfunksionim të mundshëm, siç u bë në rastin e Hubble.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *