Subscribe

Rikthimi i Tedi Papavramit në Tiranë tërheq vazhdimisht vëmendjen e medias. Gazetaret duan të bisedojnë me artistin me famë botërore edhe kur qëndrimi i tij në kryeqytet është i shkurtër.

 

Ai u rikthye pas katër vitesh ne Tiranë me violinën e tij, e solli ne vjeshtën e këtij kryeqyteti “Pranverën” e Bethovenit, i shoqëruar nga partneri i tij në skenë Francois Frederic Guy.

 

Sipas tij është e vështirë të kuptohet sonata e Beethovenit, por duket se publiku shqiptar ka arritur ta surprizojë dhe të prekë artistin me reagimin e tij.

 

Gjithashtu violinisti i njohur shqiptar ka folur për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, rreth planeve që ai ka për të ardhmen.

 

Më poshtë intervista e plotë e violinistit  e dhënë për Vizion Plus në edicionin qendror të lajmeve;

 

Koncerti i djeshëm u duartrokit gjatë. Si e përjetuat këtë ritakim pas katër vjetësh me publikun shqiptar Tedi Papavrami ?

U ndjeva shumë mirë, dhe pse kisha  frikë se mos programi ishte pak abstrakt për publik, sepse ishte shumë i vështirë për çdo lloj publiku, pasi ai nuk është luajtur shpesh dhe ka disa vepra që nuk janë luajtur fare në Shqipëri. Sonata të Beethovenit, ka dy tre të tilla që janë shumë të njohura, por ka shumë të tjerë që nuk njihen gati fare, kështuqë pata një surprizë të mirë ku publiku reagonte dhe merrte frymë me mua. Kjo ishte me të vërtete prekëse.

 

Bashkë me Francois Frederic Guy, ju keni zgjedhur që të sillni në Tiranë vetëm katër sonata nga e gjithë ajo krijimtari e madhe e Beethovenit. Në fakt ky është një motiv më shumë që ti të rikthehesh në Tiranë, kur do të rikthehesh sërish për të sjellë sonata të tjera? Duam, të shuajmë kureshtjen do të vish sërish me Frederic Guy apo do të na prezantosh edhe bashkëshorten tënde tashmë partnere në piano?

Qëllimi është që të bëjmë të gjithë ciklin e 10 Sonatave të Beethovenit kjo bëhet me tre etapa, pra duhen tre koncerte për ta bërë një gjë të tillë. Kjo mund dhe të bëhej në mënyrë të vazhdueshme një koncert si dje, një pasnesër një tjetër dy tre ditë më vonë, po mund të behët dhe ndryshe se rrethat ishin të tilla që ne ishim të dy shumë të zënë në këtë kohë, dhe të bëhet një etapë tjetër  disa muaj apo një vit më vonë. Për mua është një dëshirë e madhe që të realizohet relativisht shpejt sepse kështu mbetet në memorien e njerëzve koncerti i parë dhe shihet më mirë vazhdimësia e krijimtarisë së Beethovenit. Dhe në këtë rast do të ishtre sërish me Francois Frederic Guy, sepse rreth sonatave të Beethovenit është me të kemi 10 vite pak a shumë që kemi filluar që të studiojmë bashkë dhe nuk mund të improvizohet një gjë e tillë me dikë tjetër. Mund të bësh një sonatë dy sonata me një pianist duke punuar disa ditë, por të bësh të dhjeta kemi arritur gjithçka bashkë, dhe përsa i përket këtij repertori në Shqipëri do të jetë sëbashku me Frederic Guy nëse do të arrijmë ti realizojmë. Përsa i përket gruas sime Makin do të kemi me siguri raste që të bëjmë diçka së bashku në Shqipëri por do të jetë një repertor tjetër.

 

Tedi përtej violinës, ti për shumë vite je marrë edhe me përkthimin. Kadare është një nga ata shkrimtarë që ka joshur më shumë për të përkthyer. Do të nxjerrë një libër të ri në panairin e Nëntorit është gati tashmë, do ti rikthehet Tedi përkthimit?

Në qoftëse Ismaili ma kërkon, sinqerish e kam konsideruar gjithmonë dhe gjithmonë do e konsideroj nder dhe kënaqësi ta përkthej Kadarenë. Në qoftëse ai e manifeston këtë dëshirë unë do ta pranoj. Unë deri tani kam përkthyer vetëm Kadarenë edhe për shkak të kohës, jo se nuk interesohem për shkrimtarët e tjerë por edhe kjo ishte goxha punë për një njeri që bën karrierë si violinist. Kështu që një libër të vetëm do ta bëj me kënaqësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *