Mbështetës të Partisë Demokratike protestojnë këtë të hënë kundër konstituimit të këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës.

 

Krahas mbështetësve protestës I janë bashkuar dhe një grup të rinjsh nga radhët e FRPD, të cilët shprehën kundërshtimin e tyre përmes një xhesti simbolik.

 

Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenat e krimit.

 

Përmes këtij veprimi, të rinjtë e kanë cilësuar si krim konstituimin e këshillit të ri Bashkiak që sipas tyre po drejtohet nga persona pa legjitimitet dhe që përfaqësojnë pakicën e shkodranëve.

 

Të rinjtë janë shprehur, gjithashtu, se është krim që të mbarojë mandate I kryebashkiakes Voltana Ademi pas shpalljes së Këshillit të ri Bashkiak dhe zëvendësimi I saj me një nga nënkryetarët.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *