Subscribe

Ishte viti 1808 kur Lord Bajroni u largua nga Shqipëria me një kostum tradicional shqiptar, e për të cilin shkroi në ditarin e tij me vargje “Shtegtimi i Çailld Harold”. Pas kësaj kushdo që lexoi për këtë kostum, u grish nga idea për të njohur më shumë veshjet shqiptare.

 

Piktori Tomas Filips i ka bërë një portret me kostumin që sot ekspozohet në Bowood Estates, në Angli. Këtë ide vizualisht e solli Roland Tasho përmes fotografisë 4 vite më parë, një projekt që vijon ende e që nga sot pasdite na prezanton 25 personazhe të tjerë.

 

Tasho thotë se puna me të huajt ka qenë shumë e thjeshtë.

 

Edhe këtë herë është zgjedhur dita e Europës për të ekspozuar fotografitë. Kostumet shqiptare i prezantohen publikut në lëkurën e europianëve nga pasditja e së enjtes e përgjatë gjithë fundjavës në qendrën për dialog në Kryeministri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *