Takstisti tenton të përdhunojë një vajze të re.

 

Ngjarja është raportuar nga mediat greke, dhe personazh I dyshuar I kësaj vepre të rëndë dyshohet se është shqiptar.

 

Referuar lajmit të përcjelle nga “Protothema”, rasti në fjalë ka ndodhur në sheshin “Eksarkati” në Athinë.

 

20 vjecarja po kthehej në orët e vona të shtëpi dhe ka kërkuar një taksi për tu kthyer në lagjen e saj në Kato Patisia.

 

Por rrugës shoferi ka ndërruar rrugë, cka solli shqetësimin e vajzes së re…Të bërtiturat e vajzës në makinë e kanë ndihmuar atë që të dëgjohej nga kalimtare të tjerë përreth, ndërsa shoferi u tërhoq.

Ky rrëfim është dhënë nga mamaja e vajzës e cila tha gjithashtu se autori ishte me një gjatësi mesatare, me flokë me ngjyrë të çelët, i veshur me këmishë portokalli. Mediat greke thanë se vajza dhe nëna e saj kishin pretendime se taksisti ishte I huaj dhe me gjasë shiqiptar, ndonëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *