Kreu i shoqatës Tirana, shpalli kërkesat e intelektualeve te cilët nje jave me pare u bene bashke per ti kërkuar aktoreve politike t’i japë fund krizës. Arban Tafaj tha se përshkallëzimi i situatës kërcënon sigurinë e vendit.

 

Forumi qytetar u kërkon instancave supreme të vendit të ndërhyjnë pa humbur kohë dhe të ndërtojnë një axhende të re për ndërveprimin e nevojshëm mes palëve politike në konflikt, për t’i dhënë fund situatës së pashpresë që kërcënon paqen dhe sigurinë në vend.

 

Intelektualet dhe shkrimtaret qe firmosen promemorien shkojnë edhe më tej. Ne rast të mos ndërveprimit të palëve politike ata kërkojnë nga presidenti qe te dorehiqet.

 

1 tryezë e të gjitha palëve politike do të ishte hapi i parë i domosdoshëm për rivendosjen e disa ekuilibrave fillestare në komunikimin politik të vendit. Nëse kjo tryezë dështon atëherë vetëm dorëheqja e Presidentit mund t’i shërbejë synimit për fillimin e një dialogu të pashmangshëm në kushtet e krizës totale. Presidenti duhet të jetë i gatshëm ta konsiderojë këtë detyrim moral dhe ligjor.

 

Sipas shoqatës Tirana i gjithë spektri politik duhet te shohë interesin kombëtar te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *