Subscribe

Blerim Hakaj është hipnoterapisti nga Kosova i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut nga deklarata e tij se gratë nuk duhet të punojnë.

Në një lidhje direkte me Skype hipnoterapisti sqaroi në emisionin “7 pa 5” deklaratën që bëri bujë.

Sipas tij vendi i grave është në shtëpi, ndërsa burrat janë ata që kanë për detyrim të sigurojnë të ardhura për shtëpinë edhe familjen.

Hipnoterapisti tha se një grua nuk mund të pretendojë pavarësi nga bashkëshorti, kur ajo shkon dhe punon për një kompani që drejtohet nga një burrë, pasi aty krijon varësi nga pronari.

Blerim Hakaj: Unë e kam cek në atë video se n gra edhe femra që kërkojnë pavarësi nga burrat e tyre dhe po shkojnë të punësohen në një kompani të një burri tjetër, ato nuk kuptojnë logjikën e pavarësisë. Çfarë pavarësie është kur ajo shkon dhe punësohet , po shërben një burrë tjetër, sepse ai burri tjetër është duke përcaktuar vlerën e asaj gruas sipas punës, ai përcakton kohën sa do punojë ajo dhe se do qendrojë me burrin në shtëpi.

Çfarë ka të gabuar të punosh në një kompani ku pronar është një burrë?

Blerim Hakaj: Rreziku është manipulimi psiqik i femnave në përgjithësi të atyre që mendojnë se po krijojnë pavarësi nga burrat e tyre, pa e konsideruar kohën e vlefshme që po ja dedikojnë pronarit….Burrat e kanë obligim të punojnë, të sjellin të ardhurat në shtëpi. Ai ka detyrim të kujdeset për familjen. Më dhimbsen femrat që sa shfrytëzohen në kompani të ndryshme dhe duke manipuluar në mënyrë psiqike me gjëra materiale që të duken të pasura./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *