Subscribe

Tragjedia me 4 viktima në Shkodër ka tronditur opinionin publik, teksa gjykata ka lënë në burg Erdgys Arrazin.

Ky i fundit akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes, pasi bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët i dhanë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna.

Lexo edhe :

Related Posts

Avokatja Eriselda Paveli tha në studion e “7pa5” se prokuroria e Shkodrës do të ketë shumë punë për të dalë në një përfundim për ngjarjen, teksa theksoi se institucionet në këtë rast kanë dështuar.

“Në lidhje me masën e arrestit me burg, në fazën që është prokuroria që ende nuk i ka provat të plota dhe dyshimet konkrete në lidhje me të pandehurin, shohim që kjo është një masë paraprake për masën e dëmit që ka sjellë, 4 jetë të humbura. Masa ka qenë pa afat deri në momentin që prokuroria të dali në përfundime.

Ka shumë dritëhije, në momentin që Alma nuk ka guxuar që të ngrejë një pretendim në prokurori qoftë edhe për dhunë psikologjike.

Domosdoshmërit që të krijoihet një akuzë për dhunë në familje duhet të ketë shenja dhune, sado pak të jenë dhe mjekët duhet të faktojnë që aty ka shenja dhune të kësaj kategorie dhe në bazë të ekspertimit çohen në gjykatë. Në fazën që i akuzuari disponon këtë dokumentacion që ka paraqitur para gjykatës në cilësinë e provës për trajtime që e ndjera i ka marrë, prokuroria duhet t’u shkojë hetimeve për këto medikamente dhe në çfarë faze mendore ishte e ndjera. Është një çështje e cila, unë them se si do shkojë më tej varet vetëm nga dëshmitë dhe provat”, tha ajo.

“Vajzat dhe gratë nuk duhet ta lidhin vizionin e tyre të jetrës me të qenurit bashkëshorte e dikujt. Këshillat e babait ishin të divorcohej, një baba i mirë në këtë lloj faze nuk ka gjë tjetër për t’i thënë veçse “hajde tek unë”, u shpreh avokatja.

“Ajo është dorëzuar dhe më vjen shumë keq sepse kemi vajza të tjera në Shqipëri që nuk e kanë pasur mbështetjen e familjarëve të tyre. Këtu kanë dështuar institucionet lokale, zyrat sociale, mësuesit, komshitë, familja që duhet ta përkrahnin në denoncim. Në momentin që ndodhte dhuna fizike duhej të denoncohej në organet e policisë. Po flitet shumë për inteligjencën policore, por nuk mund ta marri çdo informacion pa përkrahjen e këtyre aktorëve sociale. Është faji i të gjithëve, është faji ynë. Kanë dështuar jo vetëm institucionet, zyrat sociale, janë një sërë aktorësh që në rastin e Almës të gjithë kemi dështuar”, tha Paveli. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *