Subscribe

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin public në mbarë vendin, pasi Alma Arrazi u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna dhe mori pas vetes edhe tre fëmijët e saj të mitur.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në një lidhje direkte me emisionin “7pa5”.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha se në trupat e viktimave nuk kishte shenja dhune, teksa trupi i 39-vjeçares është tërhequr nga familja e saj për t’u varrosur në qytetin e Durrësit.

“Duhet thënë, ditën e djeshme ka marrë fund operacioni i kërkimit në lumin Buna për trupat që kishin mbetur në lumë. Rreth orës 13:00 u gjet trupi i nënës, 39-vjeçares. Pas nxjerrejes së trupave ato janë dërguar në akt-ekspertizë dhe është dalë në përfundimin se asnjë prej trupave nuk ka shenja dhune.

Paralelisht ndërsa po kryhej ky operacion, ka qenë në gjykatën e Shkodrës zhvillimi i gjyqit për Erdgys Arrazin, i cili u la në burg. Avokati mbrojtës ka pretenduar se në asnjë rast nuk ka pasur dhunë ndaj 39-vjeçares. Ai paraqiti në gjykatë disa receta të vitit 2022, ku vërtetohej se Alma Arrazi kurohej nga depresioni. E vetmja gjë që tha Erdgys Arrazi ishte që ishte dakord me ato që tha avokati mbrojtës. Familja Arrazi ka hapur dyert e mortit për viktimat e kësaj tragjedie.

Mbrëmë, pas kryerjes së akt-ekspertizës familja Bushati ka tërhequr trupin e Alma Arrazit, që do të varroset në Durrës. Për dy fëmijët e tjerë, djali 3-vjeçar dhe vajzën 8-vjeçare, ceremonia do të zhvillohet në Shkodër”, tha gazetari. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *