Projekt buxheti i vitit 2019 është gati të kalojë debatin maratonë në parlament e më pas do të votohet nga mazhoranca.  Opozita ndërkohë ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në seance, duke e konsideruar buxhetin në shërbim të oligarkëve.

 

Për të folur në studio në lidhje me këtë është deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetare e komisionit të Ekonomise, Jorida Tabaku, e cila do të na flasë me shume mbi qendrimin e opozites per buxhetin.

 

Në fjalën e saj Tabaku theksoi se ky duket sikur do të jetë buxheti i fundit i hartuar nga kjo qeveri.

 

“Konstatimi i parë kur lexon buxhetin dhe kur shikon shifrat duket se ky duket sikur do të jetë buxheti i fundit i kësaj qeverie, i shkruajtur shpejt pa pasur një vizion një strategji, dhe një politik fiskale të qartë, e cila ndihmon pikërisht problemet kryesore të biznesit së pari dhe së dyti është shqetësimet që kanë fermerët, qytetarët e kështu me radhë.”

 

Më poshtë intervista e plotë e zonjës Tabaku e dhënë për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus;

 

Gjatë gjithë kohës së diskutimit të projekt buxhetit në komisionet parlamentare, pavarësisht se opozita nuk ka marrë pjesë, ju keni shprehur qëndrime denoncuese ndaj draftit. Përse Partia Demokratike është kundër projekt-buxhetit 2019?

Qëndrime tona nuk i kemi shprehur vetëm në konferenca apo në statuse Facebook, ne kemi nisur një tur i cili ka filluar në Korçë, në Berat dhe një nga temat kryesore është diskutimi i buxhetit. Bën senc që ti buxhetin ta diskutosh me përfituesit me ato që do të jenë drejpërdrejt të prekur me to. Konstatimi i parë kur lexon buxhetin dhe kur shikon shifrat duket se ky duket sikur do të jetë buxheti i fundit i kësaj qeverie, i shkruajtur shpejt pa pasur një vizion një strategji, dhe një politik fiskale të qartë, e cila ndihmon pikërisht problemet kryesore të biznesit së pari dhe së dyti është shqetësimet që kanë fermerët, qytetarët e kështu me radhë. Përshembull propozimi i fundit i konfinduestes, po e marr si rast pasi ka lidhje dhe me disa ndodhi që ndodhën në Francë. Ishte pikërisht ai propozim që ne kemi bërë për heqjen e taksës së qarkullimit, për të ulur çmimin e naftës. Ky është një propozim që PD ka 5 vjet që e bën, ka pasur katër amendamente për këtë në vite të ndryshme, ka pasur dhe një protestë të organizuar nga ne, une vetë personalisht kam mbajtur qëndrime kam realizuar strukturën e çmimit , 60% e çmimit të karburantit sot janë vetëm taksa dhe çmimi më i lartë është sepse taksa e qarkullimit e vendosur në 2013 e rritur në 2014 ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë. Sot konfindruesja kërkoi që kjo të përgjysmohet të paktën, sepse kjo po ndikon mbi fermerin, biznesin që prodhon dhe po i penalizon ato. Sot biznesi i vogël kërkon që të trëjtohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë dhe të mos jenë pjesë e skemëssë TVSH. Skema e TVSH e prezantuar vitin e kaluar e ulur në 2 milion biznese të vogla nxit informalitetin, dhe sot kemi arritur në një numër prej 58 biznesesh që mbyllen çdo ditë. Ky fakt alarmant duhet të ishte marrë parasysh në paketën fiskale, sot shtresa e mesme po kërkon që të ketë politika fiskale në mbështjetje të punës.

 

Kjo skëmë zbardh ose hedh më shumë dritë në të gjithë zinxhirin e kalimit se si funksionon biznesi.

Të ardhurat nga TVSH që qeveria thoshte do të rriten që do të futen në zinxhir janë ulur me 30 milionë, pikërisht në periudhën që është përfshirë biznesi i vogël, kjo ka nxitur që bizneset të mbyllen dhe të rihapen ndoshta me emra të tjerë. Jo më kot opozita dhe FMN mbajtën një qëndrim, shtresa e mesme është një shtresë e dytë që i kanë bërë propozime konkrete dhe ka kundështtuar vendosjen e taksës progresive sepse janë pothuajse mbi 60 mijë profesionistë si puna juaj. E majta ka zgjedhur që të taksojë punën, e majta ka zgjedhur që të taksojë shumicën dhe ti japë një grushti të shumicës. Unë po flas për shumicën por siç e dëgjuar dhe gurvenatorin jep tendera dhe koncesione një grupi njerëzish. Buxheti formalizon faktin se ekonominë për 10 deri në 30 vitet e ardhshme e kapin një grup njerëzish dhe këto ndikojnë jo vetëm në këtë qeverisje por dhe në qeverisjen e ardhshme të PD.

 

Nëse  do të jeni ju nesër në pushtet dhe do ti kontrolloni ju këto PP, dhe nëse ka kontroll të mirë dhe të fortë si gurvenatori tha dhe FMN, nuk ka probleme.

Nuk ka rëndësi kush i kontrollon kto, ne po flasim për kontrata që po lidhen sot që po jepen në mungesë transparence, pa garë janë të shtata kontrata të projektit 1 miliardë që ka shkuar sot në 2.2 miliardë, që po jepen pa garë pa transparencë. Për kosto rrugësh që po shkojnë në 20 milion euro kilometri, duke qenë se është ndërtuar me 8 milion rruga e Kombit me tunela e autostrada dhe me cilësi shumë më të lartë. Po diskutojmë për kompani të cilat sot po marrin projekte që nuk po llogarisin borxhin publik, për këtë rrezik po flasim. Unë dëgjova gurvenatorin që tha se duhet të kontabilizohen, ne për këtë rrezik flasim, këto kontrata që lidhen sot duhet të jenë pjesë e bozrxhit publik sepse janë detyrime që qeveria po lidh sot. Borxhi publik sipas KLSh është 71 % me këto kontrata që shkojnë në 12 % të produktit të brendshëm bruto shkon në 83 %, ky është rreziku më i madh fiskal që i kanoset financave publike dhe për këtë gurvenatori mbajti një qëndrim që unë e përshëndes,ai duhet kontabilizohet dhe llogaritet, FMN-ja ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

 

 

Këtë fakt ju e kishit përmendur dhe përmes një statusi në Facebook e shperndarë dhe nga zyra e shtypit, ju kishit sjellë dhe një amendament që e kishit hartuar vitin e kaluar për buxhetin. Por sot nuk jeni në parlament, a është efektive sot në kushtet e një bojkoti parlamentar, sepse njerëzit në fund të fundit opozitën e kërkojnë në parlament për të bërë një betejë aty në funksion të të mirës së tyre.

Amendamenti që unë kisha nxjerrë sot është prezantuar vjet në të njëjtën kohë, pa ndodhur fare këto diskutime, pa folur as FMN-ja as Banka Qendrore, PD propozoi që ky duhet llogaritur në borxh sepse po e parashikonim çfarë po ndodhte por nuk u mor parasysh, nuk u votua. Çfarë vlerë do të ketë nëse unë do të shkoj të prezantoj të njëjtin amendament dhe të them se kisha të drejtë? Do më japë të drejtë qeveria se bravo ti e parashikove shumë mirë.

 

Jo ndoshta kjo nuk do të kishte ndodhur por opozita do të ishte në parlament për ta bërë më të fortë betejën për buxhetin, pasi flitet për pagat, pensionet, investimet në infrastrukturë etj.

Këto e kanë kthyer në një letër pa vlerë sepse gjysma e buxhetit sot është jashtë buxhetit të shtetit, ne po e diskutojmë buxhetin me ato që kanë me të vërtetë vlerë dhe ato janë qytetarët, nuk ka asnjë rritje pagashj dhe pensionesh. Në pesë vite kurrë asnjëherë nuk kishte ndodhur që pagat dhe pensionet të paktën të mos indeksoheshin me normën e inflacionit. Në pesë vite nuk janë prekur pagat dhe pensionet përkundrazi vlera e tyre reale në kohë ka rënë, për herë të parë në 15 vite, është rritur çmimi i karburantit, energjia elektrike, taksa e arsimit, çmimi i teksteve shkollore vlera e pagave ka rënë. Sot rritja indeksim që ato po bëjnë është shumë pas në kohë, edhe në 2013 nuk i barazon pagat. Së dyti nuk ka për të ndodhur sepse e njëjtja politikë u parashikua vjet dhe fondi i pagave në mes të vitit u shkurtua është thjesht një premtim elektoral, sot shqiptarët e kanë provuar rilindjen pas pesë vitesh nuk bën investime nuk rrit paga.

 

 

A do të kandidoni për Bashkine e Tiranës? 

Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm por jam e sigurt se PD, do të nxjerrë kandidatim më të mirë për tu treguar të gjithë qytetarëve, që shqiptarët dhe tiransit sot janë duke protestuar atje edhe kundër një kryetari bashkie që i ofendon. Unë nuk thashë as se do të kandidoj apo jo por që jam e sigurt se PD pas një procesi seleksionimi me strukturat në bazë të propozimeve do të sjellë kandidatin më të mirë të mundshëm, pak rëndësi ka kush është por PD do të sjëllë kandidatin që do të largojë ErionVeliaj nga Bashkia e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *