E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Vendi

Mbyllet Bundesliga, Leverkuseni vendos rekord pa asnjë humbje, Bayerni renditet i treti

Kampionati në Bundesligë luajti sot ndeshjet e javës së fundit, ku tashmë u dhanë verdiktet përfundimtare. Kampionët e Gjermanisë, Leverkusen triumfuan 2-1 ndaj Augsburg, duke ruajtur pathyeshmërinë.

Bayern Munchen u mund 4-2 nga Hoffenheim, duke bërë që bavarezët të renditen përfundimisht në vendin e 3-të, ndërsa në të dytin është Suttgart, pas sukesit 4-0 ndaj Gladbah. Vendi i katërt i takon Leipzig (2-2 ME Frankfurt), sakaq në Champions shkon edhe Dortmund (4-0 ndaj Darmstadt). Frankfurt shkon në Europa League, ndërsa Hoffenheim në Play Off të Conference League.

Dramë e madhe në fundin e tabelës, ku Union Berlin siguroi qëndrimin mes më të mirëve vetëm në fundin e sfdiës ndaj Freiburg (2-1). Pas Darmstadt dhe Koln, në Bundesliga 2, shkon Bochum.

Vazhdo të lexosh

Reklamë