Borxhi publik u bë shkak për një përplasje në distancë mes ish-deputetes Jorida Tabaku dhe kryeministrit Edi Rama. Pas një postimi të këtij të fundit, Tabaku ju përgjigj në “Facebook”. Ajo tha se Edi Rama gënjen kur thotë se sot borxhi publik është më i ulët. Për Tabakun, kjo qeveri ka si mision vetëm të vjedhë shqiptarët.

 

“Se si mund të jetë 60 më e madhe se 70 vetëm ER e di? Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët i bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro. Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!””

 

Edi Rama më herët tha se nga 60 miliardë lekë që ishte borxhi publik në periudhën 2006-2013 është ulur në 56 miliardë lekë për vitet 2014-2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *