Ish-gjyqtari i njohur Pier Luixhi Kolina ka propozuar një tjetër ndryshim në futbolll, çka do të sillte një tjetër risi në fushën e blertë.
Kolina ka propozuar që gjatë ekzukutimit të penalltisë, nëse topi pritet nga portieri dhe kthehet mbrapsht, të mos lejohen sulmuesit ta godasin sërish dhe të shënojnë, por loja të ndalet menjëherë.
“Unë mendoj se ekziston një pabarazi e tepruar mes mundësive të atij që ekzekuton penalltinë dhe portierit. Mesatarisht, 75% e penalltive përfundojnë me gol. Për më tepër, ekziston edhe mundësia e një topi të kthyer pas pritjes së portierit.
Një zgjidhje është rregulli “Një goditje”, i ngjashëm me atë që shohim në seritë e penalltive pas kohës shtesë. Pa top të kthyer. Ose shënon, ose loja rifillon me rivënie fundore.
Kjo do të eliminonte gjithashtu spektaklin që shohim shpesh para ekzekutimit të penalltisë, me të gjithë lojtarët që grumbullohen rreth zonës. Duket si kuajt në vijën e nisjes përpara një gare”, u shpreh Kolina.





