E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Proda vlerëson me Certifikatë për Shërbime të Dalluara Komisare Enkela Deraj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vlerësoi me Certifikatë për Shërbime të Dalluara, për arritjet, sfidat dhe përkushtimin në detyrë, Komisare Enkela Deraj, Shefe e Seksionit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve në Njësinë për Kufirin dhe Migracionin “Delta Forcë” Vlorë.

Enkela, me një karrierë të gjatë në Polici që prej vitit 2005, e sprovuar me sfida e vështirësi në disa fusha të shërbimit në Polici, është kthyer në një shembull të mirë dhe frymëzues për të gjitha gratë dhe vajzat në Policinë e Shtetit.

Pjesë e Shoqatës së Grave në Policinë Shqiptare, ajo kontribuon në mënyrë të vazhdueshme për mbështetjen dhe inkurajimin e kolegeve!

Vazhdo të lexosh

Reklamë