E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tjetër lëkundje tërmeti në Korçë, panik tek banorët! Sa ishte magnituda

Juglindja e vendit po përjeton prej dy ditësh lëkundje sizmike të njëpasnjëshme.

Vetëm pak minuta më parë, një tjetër tërmet është regjistruar në qarkun e Korçës, me epiqendër në Desmirë të Maliqit.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur magnitudë 3.9 ballë dhe është ndjerë nga banorët e zonës, duke shkaktuar shqetësim, por pa pasoja në njerëz apo dëme materiale, deri në këto momente.

Ky shënon tërmetin e 12-të brenda 48 orëve të fundit në juglindje të vendit, një situatë që po mbahet nën monitorim nga institucionet përkatëse sizmologjike.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë