Izraeli ka vijuar me sulmet në Rripin e Gazës. Zyrtarët palestinezë i kanë thënë Al Jazeera se forcat izraelite vranë dy palestinezë në Qalqilya, të pushtuar në Bregun Perëndimor, këtë mëngjes.

 

Radioja e ushtrisë izraelite konfirmoi se dy “persona të armatosur” u vranë dhe një u plagos pas një sulmi të ushtrisë izraelite në qytet.

 

Burimet lokale i thanë Al Jazeera se të dy trupat u morën nga forcat izraelite.

 

Por pas këtyre sulmeve, zyrtarë të lartë amerikanë do të mbërrijnë sot në Tev Aviv ku në fokus do të jenë sulmet e vazhdueshme në Gaza.

 

Delegacioni, i kryesuar nga nënpresidentja Kamala Harris, është planifikuar të takohet me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi dhe Ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer, sipas raporteve të mediave izraelite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *