Hezbollahu konfirmoi ditën e djeshme vdekjen e liderit të tij Hassan Nasrallah, pasi Izraeli tha se e kishte vrarë atë në një sulm ajror në Bejrut.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “i lau hesapet” me Nasrallah, duke e quajtur atë një “pikë kthese historike”.
Lexo edhe :
Related Posts
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte një “masë drejtësie” për viktimat që kishte shkaktuar Nasrallah, pas asaj që ai e quajti “mbretërim 40-vjeçar terrori”. Biden përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut
Irani zotohet të hakmerret
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se vdekja e Nasrallah “nuk do të kalojë pa u paguar” dhe ai shpalli pesë ditë zie publike. Irani, një aleat kyç i Hezbollahut, bëri thirrje gjithashtu për një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Sulmet vazhdojnë
Sulmet izraelite në Liban vranë të paktën 33 persona dhe plagosën 195 të tjerë të shtunën, tha ministria libaneze e Shëndetësisë. Shefi i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi tha se “mbi 200,000 njerëz janë zhvendosur brenda Libanit” dhe më shumë se 50,000 kanë ikur në Sirinë fqinje. Rreth 70,000 izraelitë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Izraelin verior që kur zjarri midis dy grupeve filloi gati një vit më parë.







