Subscribe

Agjencia e Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës prej disa kohësh kishin nisur hetimet për të goditur një grup kriminal, mes tyre edhe efektivë të policisë që kishin të bënin me vizat e punës dhe kalimin e paligjshëm të emigrantëve.

Drjetori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku për Vizion Plus deklaroi se aktualisht nuk ka emra të tjerë efektivësh të përfshirë në grupin kriminal i cili u godit sot.

Për sa i përket pyetjes së bërë nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, nëse SPAK ka zhvilluar hetime paralele me Prokurorinë e Tiranës dhe AMP për të njëjtën dosje kriminale, Rrumbullaku tha se nuk ka dijeni për një hetim të tillë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj: Në lidhje me operacionin në fjalë, AMP dhe Prokuroria e Tiranës kishin nisur prej kohësh hetimet për 4 efektivët e arrestuar. Ndërkohë paralelisht ishte edhe Prokuroria e Posaçme që kishte në duart e tyre të njëjtën dosje, për të njëjtin grup kriminal? A ka AMP, Policia e Shtetit dhe SPAK indice për emrat ë tjerë të përfshirë në këtë skenë?

Rrumbullaku: Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë në raport me hetimet që ndjek Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokuroria e Posaçme nuk ka përplasje të hetimeve. I jap të drejtë Prokurorisë dhe AMP të vijojë hetimin dhe sigurimin e provave nëse ka elementë dhe individë të tjerë të përfshirë. Por unë nuk kam dijeni për një hetim të tillë.

Nga erdhën indiciet për një hetim të tillë? I nisi policia, SPAK-u, ishin indice që i erdhën Policisë së Shtetit apo ishte hetim që nisi nga SPAK.

Rrumbullaku: Është analiza e fenomeneve kriminale që bën betë departamenti i policisë kriminale në policinë e shtetit dhe sturukturat e posacmë kundër krimit. Është inicim dhe referim i policisë së shtetit, i drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Kemi dhjetëra të tillë.

Efektivët për të cilët u lëshua urdhër arrest janë Altin Hasani, Edmond Braja, Arjel Hoxha, Ermal Hoxha./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *