Universitetet nisin sot vitin e ri akademik. Mësimi do të zhvillohet vetëm online të paktën për një muaj. Ky hap vjen pas rëndimit të situatës si pasojë e rritjes se ndjeshme të rasteve të reja ditore me koronavirus.

Studentët iu nënshtruan procesit të mësimit online gjatë fillimit të pandemisë, në mars të këtij viti, kur qeveria vendosi masat e reja kufizuese me qëllim parandalimin e virusit.

Nga ana tjetër, PD ka akuzuar qeverinë se po tregohet e papërgjegjshme me vendimin për universitetet që të bëjnë mësim online, pasi shumë studentë kanë paguar konviktet dhe këto tarifa të paguara janë kosto për familjet shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *