Subscribe

Në jo pak raste  përmbaruesit përfshihen në skandale juridike duke rënduar në kurriz të individëve dhe bizneseve në treg. Në një skandal të tillë është përfshirë zyra përmbarimore  “Best 2010”, me përmbarues z. Saimir Hoxha, i cili sfidon vendimin e gjykatës.  Edhe pse trupi gjykues nuk i ka dhënë të drejte përmbaruesit në veprimet e tij, ai shkon më tej në shkeljet ligjore, duke bllokuar edhe llogaritë bankare të biznesit.

Historia ka zanafillën  muaj më parë me importin e 140 automjeteve, për të cilat me mbërritjen në portin e Durrësit, kompania Albania Motor Company i ka shitur makinat një subjekti tjetër tregtarë. Ky i fundit nuk ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare ndaj portit, çka e ka detyruar portin ta zgjidhë këtë çështje në gjykatë. Deri këtu situata është e qartë dhe ajo pritet të zgjidhet në të gjitha hallkat e gjyqësorit.

Por e gjithë kjo ngjarje është zhvilluar në kohën kur në fuqi ka qënë akti normativ i qeverisë, Nr 13 datë 2. 4.2020 sipas të cilit  ishin pezulluar pa afat të gjitha veprimet gjyqësore dhe përmbarimore për shkak të pandemisë. Por edhe pse ka një akt të tillë normativë, përmbaruesi Saimir Hoxha ka lëshuar një lajmërim në datën 10 Maj ku nis procesin e ekzekutimit, të një vendimi gjykate i cili edhe ky është marrë në kohën kur çdo veprim gjyqësorë ishte pezulluar.

Pas gjithë kësaj situate Albania Motor Company i drejtohet gjykatës dhe kundërshton vendimin e përmbaruesit. Gjykata e rrethit gjyqësore Tiranë me vendimin e saj NR 2040, datë 15.06 2020 i ka dhënë të drejtë ankuesit, pra kompanisë Albania motor Company ku anulon vendimin e përmbaruesit të marrë në 10 maj të këtij viti.

Por edhe pse me një vendim gjykate i cili specifikon se përmbaruesi e ka marrë në kundërshtim me aktin normativ në fuqi, përmbaruesi Saimir Hoxha shkon më tej  në shkeljet e tij ligjore. Ai me një vendim të fundit bllokon llogaritë bankare të subjektit Albania Motor Company. Vizion Plus ka konstatuar se veprimet e përmbaruesit nuk kanë asnjë bazë ligjore, madje guximi tij për të shkelur ligjin jo një herë por disa herë, shoqërohen me hije dyshimi për të vendosur gjoba ndaj kompanive të mëdha që operojnë në treg. Kompania Albania Motor Company denoncon sjelljen skandaloze të përmbaruesit Hoxha, për të cilat edhe organet kompetente duhet të hetojnë edhe për veprimtarinë e Përmbaruesit, për shpërdorim detyre.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *