Skandal në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në futbollin shqiptar Kukësi- Skënderbeu. Kartona të kuq, përleshje, tension dhe përplasje të ashpra në fushën e lojës ku protagonist kryesor është bërë më së shujmti gjyqtari Enea Jorgji. Në minutën e 57, kur ndeshja ishte 1-0 për kuksianët korçarët kanë pretenduar për 11 – metërsh por gjyqtari Jorgji ka dhënë një karton të verdhë për simulim për miqtë.

 

Kaq ka mjaftuar që situata në fushën e lojës të përshkallëzojë në dhunë. Tefik Osmani ka vënë duart mbi gjyqtarin Jorgji duke e tërhequr me forcë ndërsa lojtarët e të dyja skuadrave janë përfshirë në një sherr masiv.

 

Stafi i Skënderbeut përfshi lojtarët i janë turrur gjyqtarit duke mos e lejuar t’i nxjerrë kartonin e kuq Osmanit. Madje, Hamdi Salihi ia ka marrë kartonin e kuq gjyqtarit duke e grisur atë. Nuk kanë munguar edhe hedhja e sendeve të forta në fushë ndaj Salihit, Osmanit dhe teknikut të korcarëve, Ilir Daja.

 

Ndeshja Kukësi Skëndërbeu vendos fatet e kampionatit, pasi fitorja e veriorëve, i jep titullin e parë në histori skuadrës që financohet nga Safet Gjici.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *