Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të vendosin Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale,Rama thekson se nuk ka ndërmend të merret me “kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci”.

 

Ai shkruan se është i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash.

 

“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!

Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!
Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin,jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale!Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *