Nje skaf mbushur me 334 kg droge, është ndjekur dhe ndaluar nga policia bregdetare italiane në afërsi të Brindizit.

Mjetit detar iu bë me shenjë të ndalonte, mirëpo shtetasi shqiptar që e drejtonte nisi të bënte lëvizje të dyshimta.

Për këtë arsye filloi edhe ndjekja që u finalizua me sukses.

Nga mediat italiane bëhet e ditur se skafi ishte 5 metër i gjate dhe me motore shume te fuqishem.

Pas kontrollit u evidentua 310 kilogramë marijuanë të mbështjellë në pako celofani dhe 24 kg hashash.

Sipas policise droga kapte shumen e 4 mln eurove nese do te hidhej ne treg.

Ndërkohe nuk është bërë I ditur emri I shtetasit shqiptar që drejtonte skafin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *