Ushtarë të KFOR janë lënduar si pasojë e përplasjeve me protestuesit serbë në veri të Kosovës. Radio Europa e Lirë ka siguruar disa pamje, ku dallohen ushtarët e KFOR duke transportuar një të lënduar mes tyre.

 

Ushtarët e KFOR po punojnë për të shpërndarë turmën e protestuesve në Zveçan, teksa këta të fundit kanë bërë rezistencë. Në këto kushte drejt tyre është hedhur gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

 

Nga ana tjetër, protestuesit serbë janë kundërpërgjigjur ndaj trupave të KFOR me gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

 

Qytetarët serbë kanë nisur protestat e tyre duke kundërshtuar futjen e krerëve të komunave në godinë, ndërsa situata e krijuar ka sjellë dhe reagim të ndërkombëtarëve që kërkojnë stabilitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *