E diel, 11 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Babë e bijë nga Rumania shpëtohen në Kanionet e Gjipesë

Është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku babë e bijë nga Rumania kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit të zonës. Njëri prej tyre kishte pësuar thyerje në këmbë, për shkak të terrenit të vështirë dhe shkëmbor

Pas marrjes së njoftimit, në zonë mbërritën forcat e emergjencës, të cilat ndërhynë për evakuimin e turistëve. Për shkak të aksesit të kufizuar, i dëmtuari u transportua me barrelë nga brendësia e kanionit deri në një pikë të sigurt, ku më pas u nis drejt Spitalit të Himarës për ndihmë mjekësore.

Reklamë

Në operacion morën pjesë shërbimet zjarrfikëse të Himarës, Komisariati i Policisë Himarë, Policia Kufitare e Dhërmiut dhe ekipi i Urgjencës së Spitalit të Himarës. Falë bashkëpunimit mes tyre, ndërhyrja u përmbyll me sukses.

Kanionet e Gjipesë mbeten një nga zonat më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj, por terreni i thyer, shtigjet e ngushta dhe mungesa e aksesit të shpejtë e bëjnë këtë zonë të rrezikshme për ata që nuk janë të përgatitur. Raste të tilla janë regjistruar edhe më parë, ndaj autoritetet apelojnë për kujdes gjatë lëvizjes në këtë destinacion natyror.

Vazhdo të lexosh

Reklamë