Subscribe

Fatjon Murati prej janarit të këtij viti kishte dalë nga burgu dhe ishte me masën e arrestit në shtëpi. 32-vjeçari ishte arrestuar më heret i akuzuar për ‘prodhim dhe mbajtje të armëve në bashkëpunim’. Konkretisht policia e Tiranës zbuloi arsenal armësh në një banesë në kryeqytet, banesë e marrë me qira nga Kristjan Gjini.

 

Gjatë hetimeve, në këto armë policia gjeti edhe shenjat e gishtave të Muratit. Madje ka dyshime se këto armë mund te jenë përdorur në vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë ku u ekzekutua i afërmi i Ervis Martinajt. Pas disa muajsh, Murati u arrestua nga policia. Ai u kap teksa po udhëtonte me një mjet të blinduar në shoqërinë e Endrit Dokles, një nga rivalët më të fortë të Martinajt. Në këto kushte, Gjykata e Tiranës më datën 11 tetor 2022 e la në burg Fatjon Muratin duke pranuar kërkesën e Prokurorisë. Më pas ky vendim u la në fuqi edhe nga Apeli konkretisht më datë 31 tetor të 2022.

 

Ndërkohë që çështja kalon sërish në shkallë të parë për zëvëndësim mase, pasi ngjarja kishte rrethana të tjera, kësaj here lehtësuese për të.

 

Në dhjetor të vitit të kaluar Prokurori i Tiranës Enklid Gjini i ka ndryshuar akuzën Muratit duke e akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje.

 

Faktet nga prokuroria Gjini iu paraqiten gjyqtares Migena Laskës. Madje në vendimin e dhënë, theksohet se si Prokuroria dhe Gjyqtarja kanë rënë dakort se Murati nuk paraqet rrezik për tu larguar dhe ti shmanget hetimit. Ndërkohë që ditën e djeshme kur ndodhi edhe vrasja, policia paradite i kishte shkuar në banesë për kontroll dhe nuk e kishte gjetur. Policia menjehëre e shpalli në kërkim. Dyshohet se 32-vjeçari të jetë arratisur në Kosove e më pas në Turqi.

 

Një tjetër fakt në vendimin e Gjykatës që ka lehtësuar pozicionin e Muratit është se nëna e tij është e moshuar dhe nuk ka kush të kujdeset për të.

 

Në këto rrethana lehtësuese, Gjyqtarja e Tiranës Migena Laska vendosi që nga burgu të lirojë Fatjon Muratin, një nga persona e lidhur me bandat e krimit dhe ta lërë në arrest shtëpie. Vendimi i gjyqtares nuk është ankimuar nga Prokurori Enklid Gjini duke i dhuruar lirinë Muratit më 28 dhjetor të 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *