Gjirokastra vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara turistike edhe në muajin shtator.
Këtë fundjavë, rrugët e qytetit të gurtë janë mbushur me turistë të huaj, por edhe vizitorë vendas, të cilët kanë zgjedhur kalanë për vlerat e trashëgimisë kulturore.
Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga pikat kryesore të itinerarit turistik në jug të vendit.
Historia, arkitektura karakteristike dhe pozicioni që ofron pamje mbi qytetin e bëjnë atë një prej atraksioneve më të frekuentuara të zonës.
Vetëm gjatë këtij viti, kalaja ka mirëpritur rreth 260 mijë vizitorë, duke u renditur ndër objektet e trashëgimisë kulturore më të vizituara në shqipëri.
/vizionplus.tv





