E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Është numri një”, Kroos tregon favoritin e tij për “Topin e Artë”

Toni Kroos ka bërë një zgjedhje surprizuese për fituesin e Topit të Artë 2026. Ish-mesfushori i Real Madridit ka vendosur në krye të listës së tij yllin e PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia.

“Kvara ndoshta nuk do ta fitojë, por për mua është numri një, pa asnjë dyshim”, është shprehur Kroos.

Reklamë

Gjermani vlerëson sezonin e jashtëzakonshëm të sulmuesit gjeorgjian me PSG-në, duke e konsideruar atë lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar te skuadra që ai e cilëson si më të mirin në botë.

Kroos ka vënë gjithashtu në pikëpyetje kandidaturat e Lionel Messit, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Rodrit, duke argumentuar se ata patën një sezon më modest me klubet, pavarësisht paraqitjeve të tyre në Kupën e Botës.

Reklamë

Kvaratskhelia, i cili nuk mori pjesë në Botërorin 2026 pasi Gjeorgjia nuk u kualifikua, mbetet gjithsesi një nga emrat kryesorë në garën për trofeun prestigjioz.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.