Shefi ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë, Anthropic, Dario Amodei, ka bërë thirrje për një qasje më të kujdesshme ndaj zhvillimit të inteligjencës artificial.
Ai paralajmëroi se ritmi i përparimit të modeleve po ecën më shpejt sesa aftësia e kompanive dhe institucioneve për të menaxhuar rreziqet që ato sjellin.
“Duhet të ecim me ritmin e kufirit. Anthropic po angazhohet në mënyrë të njëanshme për hapin e parë nga këto. Ne do t’u ofrojmë vlerësuesve të palëve të treta akses të përhershëm në sistemet tona, në nivel punonjësish, në mënyrë që ata të mund të verifikojnë respektimin e masave tona të sigurisë, të raportojnë mbi incidentet dhe të vlerësojnë përputhshmërinë e modeleve gjatë trajnimit”, tha Dario Amodei, drejtor Ekzekutiv Anthropic.
Propozimi i Amodeit mbështetet në tre shtylla kryesore. Mbikëqyrje të pavarur, koordinim mes kompanive kryesore të IA-së dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Debati mori një tjetër kthesë këtë javë pas dorëheqjes së studiuesit Jacob Coxon, i cili ngriti një alarm të fortë mbi rreziqet afatgjata të inteligjencës artificiale.
“Unë besoj se nëse nuk ngadalësojmë, me ritmin aktual të përparimit, po, ekziston një shans i fortë që të gjithë të vdesim në të ardhmen e afërt. E vetmja gjë që mund të them është se njerëzit që punojnë në këto kompani janë plotësisht seriozë kur kërkojnë rregullore. Sepse e gjejnë veten të bllokuar në një garë dhe kanë frikë nga rezultatet e asaj gare”, u shpreh Jacob Coxon, studiues i Inteligjencës Atrificiale.
Megjithatë, frenimi i garës së IA-së nuk është një çështje vetëm teknike. Pas saj qëndrojnë edhe interesa të mëdha financiare.
/vizionplus.tv





