E martë, 13 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debate për “shkrirjen” e Poliçanit, Rama përplaset me kryebashkiakun Adriatik Zotka dhe banorë të zonës

Takimi i kryeministrit Edi Rama në Berat për çështjen e hartës së re territoriale është shoqëruar me tensione mes tij dhe banorëve të Poliçanit, bashki e cila shkrihet sipas propozimit të socialistëve.

Mbledhja eshte zhvilluar pa praninë e mediave dhe mësohet se fillimisht ka sqaruar reformën territoriale Ervin Demo, drejtuesi politik për Beratin i cili zyrtarisht ende është ministër për Pushtetin Vendor derisa të marrë dakordësinë e Presidentit e të votohet në parlament si ministër i Brendshëm.

Reklamë

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se pas fjalës së tij, përfaqësuesit e bashkisë së Poliçanit janë ngritur për të diskutuar, por mësohet se kryeministri Edi Rama u është drejtuar me fjalët “qepeni gojën”.

Situata është tensionuar dhe ka pasur replika mes kryeministrit Rama nga njëra anë dhe kryetarit të  bashkisë së Poliçanit, socialistit Adriatik Zotkaj e banorëve te kësaj bashkie nga ana tjetër.

Reklamë

Si rezultat  të gjithë përfaqësuesit e bashkisë së Poliçanit kanë vendosur të largohen nga takimi.

Bashkia e Poliçanit është një prej 15 bashkive që sipas propozimit të socialistëve do të shkrihet.

Banorët e kësaj bashkie janë ngritur në protesta prej momentit që harta e re është bërë publike duke djegur edhe kartat e anëtarësisë në Partinë Socialiste.

Ndërkohë që të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak nga të gjitha forcat politike kanë paralajmëruar se të dorëzojnë mandatet nëse shkrirja e Poliçanit  miratohet në parlament.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.